Lajme

50 zyrtarë të rinjë korrektues nënshkruan kontratat me SSHK-në

50 zyrtarë të rinj korrektues kanë nënshkruar kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kjo ceremoni është organizuar nga SHKK-në dhe kjo është gjenerata e 42-të e këtyre zyrtarëve. Zyrtarët e rinj do të fillojnë një trajnim shtatë mujorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SHKK-ja.

“Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj, të gjeneratës së 42-të, nënshkruan kontratat me Shërbimin Korrektues të Kosovës. Zyrtarët e rinj nga e hëna do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Kurse pas përfundimit ata pritët të angazhohen me punë në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së./Shqip.com