Lajme

Një 50-vjeçar gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot, rreth orës 09:00,  është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima  i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse  policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërgohuar në IML për obduksion”./SHQIP.com