Lajme Botë

Pesë të vdekur nga orteku i borës në Iran

Ky grup e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet lokale për rrezikun nga rënia e mundshme e ortekëve.
Ky grup e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet lokale për rrezikun nga rënia e mundshme e ortekëve.

Pesë persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e shkëputjes së një orteku bore në bjeshkët Oshtrankuh në perëndim të Iranit, raportojnë mediat shtetërore.

Trupat e pesë alpinistëve u gjetën nga ekipet e shpëtimit pranë majës së lart 4.150 metra, San Boran, e cila ndodhet rreth 300 kilometra në jugperëndim të Teheranit.

Katër alpinistë u shpëtuan dhe u dërguan në spital.

Ekipi prej nëntë alpinistëve përbëhej nga dy alpinistë nga Melair, një qytet në provincën Hamadan, ndërsa shtatë nga qytetet Borujerd dhe Durood në provincën Lorestan, raporton REL.

Ky grup e kishte nisur rrugëtimin më 23 nëntor, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet lokale për rrezikun nga rënia e mundshme e ortekëve.

/Shqip.com