Lajme

5 kosovarët e arrestuar në Shqipëri, ishin brenda në Seli me Bashën

Për protestën e një dite më parë janë arrestuar në flagrancë 34 shtetas dhe po procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë, mes tyre 5 shqiptarë nga Kosova të cilët ndodheshin brenda ne seli.
Ilustrim: Protesta dhe Lulzim Basha

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe deputeti demokrat, Flamur Noka, janë vënë në ndjekje penale nga policia për protestën e 8 janarit.

Dy zyrtarët e lartë demokratë që një ditë më parë ishin në dy kampe të ndryshme njëri jashtë selisë krahë Sali Berishës dhe tjetri brenda godinës krah Lulzim Bashës akuzohen për veprime të dhunshme.

Sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, mohoi një ditë më parë që të jetë përdorur lëndë plasëse ndaj protestuesve, policia bëri me dije se ai akuzohet për “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” si dhe “Stërvitje per prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, shkruan Top Channel.

Ne gjendje te lire po procedohet edhe deputeti Flamur Noka për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Për protestën e një dite më parë janë arrestuar në flagrancë 34 shtetas dhe po procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë, mes tyre 5 shqiptarë nga Kosova të cilët ndodheshin brenda ne seli.