Lajme

497 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve aktive në Kosovë me COVID-19 është 497.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë, ku informon se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168.

 Ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138  persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /SHQIP.com