Lajme

49 raste pozitive me COVID-19

Ilustrim.

Gjatë 24-të orëve të fundit janë raportuar 49 raste pozitive me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.Në total numri i rasteve aktive është 213./Shqip.com