Lajme

49 pacientë po trajtohen në spitale nga COVID-19

Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi të shtunën se 49 pacientë janë në trajtim mjekësor nga Coronavirusi, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së, 16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID.

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave: Klinika Infektive – tre pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 30 pacientë, post-COVID dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – një pacient.

Raporti sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – dy pacientë, Spitali i Gjakovës – shtatë pacientë, Spitali i Pejës – tre pacientë, Spitali i Mitrovicës – një pacient dhe Spitali i Ferizajt – dy pacientë./SHQIP.com