Lajme

481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive, QKUK.

Aktualisht janë vetëm 481 raste aktive me Coronavirus në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Rastet e reja me Coronavirus kanë rënë dukshëm e po ashtu edhe rastet e vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se nga dy mijë e 115 testime janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19.

Ndërkaq, të premten, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur një takim informues me u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, për shqyrtimin e masave anti-COVID.

Lexo edhe:
Mbetet ora policore dhe zgjatet orari i gastronomisë, masat anti-COVID që pritet të miratohen

Në këtë takim, AKK është njoftuar se pritet që  të ndryshojë ora policore, nga 00:00 deri në orën 05:00, si dhe të zgjatet orari i gastronomisë deri në orën 23:00./SHQIP.com