45 të lënduar nga aksidenti në Kroaci, shtrihen në spital
Publikuar:
(25.07.2021 11:21:32)
45 persona janë të lënduar rëndë si pasojë e aksident të autobusit me kosovarë që ka ndodhur në Kroaci.
Kështu ka thënë drejtori i spitalit kroat, Josip Samardžić, raporton gazeta index.
Për orën 11:30 është paralajmëruar një konferencë për media.
Dhjetë persona po raportohen të kenë ndërruar jetë si rezultat i këtij aksidenti tragjik.
Krerët e institucioneve të Kosovës e Kroacisë kanë reaguar në lidhje me tragjedinë.
Rreth orës 06:20 autobusi me targa të Kosovës doli nga rruga.
Kjo është konfirmuar edhe nga kompania “Deva Tours”, ku u tha se pasagjerët ishin mërgimtarë. /Shqip.com