Lajme

446 mijë udhëtarë gjatë muajit korrik në Aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari"

446 mijë persona kanë udhëtuar gjatë muajit korrik të këtij viti përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo statistikë është rekord, pasi gjatë vitit 2020 kishin udhëtuar 88 mijë e 607 persona, ndërsa në vitin 2019 gjithsej 280 mijë  e 13 qytetarë.

“Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%. Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë, korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë, korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e APN-së.

Gjatë javës së parë të gushtit janë realizuar 661 fluturime prej 104 mijë e 256 udhëtarë.

“Ne falënderojmë bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA”. /Shqip.com