Sport Ndërkombëtar

VIDEO/ Arbitri i heq Realit fitoren nga duart, plasin polemikat, Ançeloti:: E pabesueshme ajo që ndodhi

Në La Liga-n spanjolle, ndeshja Valencia-Real Madrid u shoqërua me skena kaotike në fundin e saj.

Me dy gola epërsi, skuadra e Ancelottit barazoi me një dy golësh të Vinicius, i cili festoi në mënyrë të çmendur, duke marrë edhe fyerje raciste në “Mestalla”.

Në minutën e nëntë shtesë të ndeshjes, Reali sulmoi me Brahimin. Pikërisht në momentin që anglezi ishte gati të drejtonte topin drejt portës kundërshtare, u dëgjua fishkëllima e fundit e arbitrit, duke i dhënë fund ndeshjes.

Menjëherë më pas kanë ardhur edhe reagimet e atyre që kanë qenë dëshmitarë të vendimit polemizues të gjyqtarit Gil Manzano.

Tchouameni shkruan në rrjetet sociale: “Është e turpshme”.

Ancelotti në konferencën për shtyp shtoi: “Nuk kam shumë për të thënë, ishim dëshmitarë të diçkaje të paprecedentë. Ne kishim posedimin e topit dhe fishkëllima e fundit duhej të ishte shtyrë pasi Valencia ta rimerrte topin. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Jemi dëshmitarë të së pabesueshmes”.

Gazeta katalanase Sport është hapur me këtë titull: “Skandal”, ndoshta për herë të parë kjo media ka mbajtur një qëndrim në favor të Real Madridit.

Super Deporte, një media valenciane, zgjedh titullin ironik, duke nënvizuar natyrën e jashtëzakonshme të një ngjarje të dëshmuar nga spektatorët e “Mestalla”-s dhe pjesa tjetër e botës: “Historike” .

/Shqip.com