Lajme

441 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri total i rasteve aktive në nivelin vendi është 441.

Po ashtu sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës numri i përgjithshëm  i të shëruarve është 224.473.

Nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë ndërruar jetë 3.138 persona.

Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit Ministria njofton se janë administruar 1.825.998 doza të vaksinës.

821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.