Lajme

427 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

COVID-19.

Në 24 orët e fundit nga 937 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë

Po ashtu sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24-të orëve numri i të shëruarave është 789.

Gjatë 24-të orëve vetëm një person ka ndërruar jetë ndërsa numri i të shtrirëve në spitale është 34.

Ndërsa në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 615 raste pozitive me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes./Shqip.com