Lajme

42 raste të reja aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste të reja me Covid-19 nga 426 testimet e realizuara.

Ndërkaq, në këtë 24-orësh askush nuk e ka humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin korona, por 64 persona janë shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 349 raste aktive.

Ilustrim

Po ashtu vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com