42 granata dore gjenden në Bresalc të Gjilanit
Publikuar:
(12.11.2021 11:29:24)

Policia e Kosovës njoftoi të premten se disa mjete të dyshuara të pashpërthyera janë gjetur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Rastin në polici e ka denoncuar një ditë më parë një person, i cili ka deklaruar se mjetet i ka gjetur derisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsej 42 copë granata dore”./SHQIP.com