Sport Ndërkombëtar

“Gunners” rrëmbejnë tre pikë

Arsenali shënon fitore ndaj Aston Villa-s

Ndjenja e fitorës është rikthyer përsëri në “Emirates Stadium”.

Arsenali ka arritur të mposht Aston Villan, me rezultat 3-1, për të arkëtuar pikët e plota, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Thomas Partey, kur po zhvillohej minuta e 23-të.

Për mesfushorin ganez, ky ishte goli i parë me fanelën e Arsenalit, ndërsa asistues ishte Emile Smith Rowe.

https://twitter.com/Seven_Gabby/status/1451644508643471361?s=20
Goli i shënuar nga Thomas Partey

Kur u mendua se pjesa e parë do përfundonte me barazim, në “skenë” doli Pierre Emerick Aubameyang.

Pasi referi kryesor e shikoi VAR-in, mori vendim që të akordonte penalti për londinezët dhe nga pika e bardhë, i saktë u tregua Aubameyang.

Goli i shënuar nga Aubameyang

Radha për të realizuar gol, i erdhi edhe Swith Rowe, që e tundi rrjetën në minutën e 56-të.

E gjitha çka mundën të bëjnë skuadra mysafire deri në fund, ishte goli i nderit, i shënuar nga Jacob Ramsey.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngritet në vendin e nëntë, teksa ka 14 pikë.

Ndërsa, Aston Villa zbret në vendin e 13-të dhe ka katër pikë më pak./Shqip.com