Sport Ndërkombëtar

400 milionë euro në dispozicion për transfere për “Mbretërit” e Europës

“Los Blancos” janë gati të shpenzojnë këtë verë.

Fituesit e Ligës së Kampionëve dhe La Ligës spanjolle për edicionin që lamë pas kanë siguruar edhe shumë të majme parash.

Klubi me në krye Florentino Perez, po tregon se është ‘mbreti’ i Europës edhe në termat financiar.

Real Madrid duke festuar me trofeun e Ligës së Kampionëve

Ata kanë plot 400 milionë euro – në mos më shumë – për të bërë prurje të reja në “Santiago Bernabeu”, raporton Goal.

Përveç ‘argjentit’ të fituar, Real Madrid ka shkurtuar buxhetin e tyre operativ, duke ulur kostot e të gjithë bordit, si dhe duke mbledhur fonde përmes shitjeve.

Lojtarët si Marcelo, Gareth Bale dhe Isco kanë konfirmuar largimet e tyre, por sado e dhimbshme të jetë ndarja, klubi do të shohë një lirim prej afër 90 milionë eurosh shkaku i pagave të tyre.

Isco, Bale dhe Marcelo

Shitjet e mundshme të Jesus Vallejo, Marcos Asensio, Dani Ceballos, Luka Jovic apo Mariano do të jepnin një shtysë të mëtejshme, jo vetëm në lehtësimin e barrës së pagave, por edhe duke sjellë fonde të reja.

Madridi gjithashtu po pret një pagesë prej 360 milionë eurove si pjesë e partneritetit të tyre me ‘Legends’ dhe ‘Sixth Street’ për të administruar interesat komerciale të “Santiago Bernabeut” të rimodeluar.

Vinicius Jr dhe Militao, Real Madrid

Megjithatë, jo të gjitha shifrat e lartcekura do të shndërrohen në asete blerjeje pasi do të përfshihen edhe rritjet e pagave për lojtarët kyç të skuadrës si Vinicius, Militao, Camavinga e shumë të tjerë. /Shqip.com