Lajme

400 euro gjobë ndaj biznesit i cili mashtroi konsumatorin

Inspektorët komunal i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro një biznesit i cili kishte mashtruar një konsumator.

Inspektorati ka gjetur se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.

 “Çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro.  Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit”,

Drejtoria e Inspekcionit Komunal në Gjilan i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet, kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë”. thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe komuna të premten ka lajmëruar se ka dënuar edhe 1 furrë ngase kishte mashtruar konsumatorët sa i përket peshës së bukës.  

Ndryshe Kosova është duke u përballuar me fryrje të çmimeve si dhe me mashtrime të cilat janë duke u bërë klientëve.

Rasti më i përhapur ka qenë ngritja e çmimit të vajit. Policia dhe organet e tjera kanë ndërmarr veprime në terren në lidhje me këtë çështje. /Shqip.com