Lajme

“400 autobusë nisen çdo ditë në Evropë”, Stacioni i Autobusëve demanton raportimet

Stacioni i Autobusëve - Prishtinë
Stacioni i Autobusëve - Prishtinë

Mediat në vend kanë raportuar sot duke iu referuar disa përgjigjeve të zëdhënëses së Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, se mesatarisht në ditë nga ky stacion po nisen 380-400 autobusë drejt vendeve të Evropës.

Por, në faqen zyrtare të Stacionit të Autobusëve është demantuar ky lajm. Aty thuhet se në këtë numër përfshihen edhe nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare.

“Stacioni i autobusëve demanton lajmin e publikuar që 380-400 nisje ndërkombëtare ditore janë realizuar nga SAP, ky numër i nisjeve ditore  përfshin  nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare”, thuhet në postim.

FO, mediumi që e publikoi së pari këtë lajm, ka publikuar përgjigjen e zëdhënëses së stacionit.

“Me lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën Shengen është rritur edhe nr i autobusëve që janë nisur në vendet e ndryshme të EUO. Mesatarja ditore është 380-400 autobus në ditë, mërgimtarët po kthehen në vendet e  tyre ku jetojnë gjithashtu edhe vizitat të shtuara turistike kjo ka ndikuar në shtimin e nr. të autobusëve”, thuhet në përgjigje.

/Shqip.com