Lajme

40 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Pamje nga aksidenti

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë shkaktuar 40 aksidente trafiku ku 26 janë me dëme materiale ndërsa 14 me të lënduar.

Numri i aksidenteve të trafikut me fatalitet është 0.

Në bazë të raportit policor të 24 orëve të fundit, 1924 është numri i gjobave të cilat janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugorë.

31 persona janë arrestuar dhe 20 persona janë dërguar në mbajte.

/Shqip.com