Lajme

4 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Urgjenca Infektive, Shqipëri

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, njofton Shqip.com.

Këto katër raste fatale nga COVID-19, i konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në njoftimin e të cilës u tha se edhe 346 raste rezultuan pozitive.

Rastet e reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 317 mostra të marra për testim.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Me këtë rast pesë mijë e 982 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Që nga shpërthimi i epidemisë me Coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 202 mijë e 641 raste, prej tyre 193 mijë e 533 janë shëruar. /Shqip.com