4 raste të posedimit të substancave narkotike

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 4 raste të posedimit të substancave narkotike.
Tre raste janë raportuar nga Komuna e Prishtinës. Në rrugën ‘’ Eqrem Qabej’’ është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 2.1 gram marihuanë.
Lidhur me këtë është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas intervistës është dërguar në mbajtje.
Po ashtu në Prishtinë, është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.2 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt.
Në rrugën ‘’Taulantia”, raportohet se lidhur me rastin me datë 20.05.2022 njësitë e hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistës me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti i fundit vjen nga Gjilani ku raportohet se një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.36 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com