Lajme

4 raste të dhunës në familje

Ilustrim

Janë raportuar 4 raste të dhunës në familje.

Rastet e raportuara vijnë nga Fushë-Kosova Suhareka, Gjakova dhe Rahoveci.

Në Fushë Kosovë raportohet se është arrestuar një persona pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistës palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Suharekë raportohet se është arrestuar një person , pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Në qytetin e Gjakovës, është arrestuar një person pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e Australisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

Ndërsa në Rahovecështë arrestuar një person pasi që  pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com