Lajme

4 raste të dhunës në familje në 24-të orët e fundit

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë prezente.

Gjatë 24-të orëve të fundit janë raportuar 4 raste. Rastet janë raportuar nga Fushë-Kosova, Gjakova, Kllokoti, dhe Kamenica.

Në Fushë-Kosovës është arrestuar një përson pasi që që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuar është dërguar në mbatje.

Në Gjakovë raportohet se është arrestuar një përson pasi që dyshohet se ka sulmuar një grua.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Dy rastet e tjera vijinë nga Kllokoti dhe Kamenica.

Në Kamenicë është arrestuar një përson për shkak se kishte sulmuar fizikisht babain e tij.I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Kamenicë, është arrestuar një përson për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Shqip.com