Ekonomi

380 fermerë të Lipjanit janë përfitues të makinerive bujqësore

380 fermerë të Komunës së Lipjanit janë pajisur me makineri bujqësore subvencione këto të ndara nga buxheti komunal. Pajisjet përbëhen nga frezat, spërkatëse e shpërndarëse plehu, raporton EO.

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, tha se subvencionimi ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë në Lipjan. Të njëjtën përkrahje e premtoi se do ta vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Unë mendoj që kjo lëvizje është që bujqësinë ta avancojmë dhe ta zhvillojnë. Vitet në vazhdim do ta vazhdojmë edhe vitet e ardhshme. Kjo pasuri le të shërbej që të punohet çdo pëllëmbë tokë”, tha Ahmeti.

E drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Rexhep Rexhepi tha se kjo ndihmë është e mirëseardhur për fermerët.

“Fermerët nga sot do ta kenë me të lehtë punën në bujqësi. Kjo do të ishte e pamundur, pa mbështetjen e kryetarit Imri Ahmeti”, tha Rexhepi.

Të lumtur me këtë mbështetje u shprehën edhe bujqit e kësaj ane. Ata falënderuan Komunën për përkrahje.

/Shqip.com