Sport Ndërkombëtar

37 vjeçar – por akoma lider

Thiago Silva

Pensionimi është fjalë e panjohur për të.

Ani pse është 37 vjeçar – ende po luan në nivelet më të larta të futbollit.

Thiago Silva dhuroi edhe një paraqitje magjike me Chelsean – në kuadër të fazës së parë me eleminim direkt në Ligën e Kampionëve .

Londinezët ishin superior – përballë Lile – dhe një rol të madh e luajti Silva, që nuk e lejoi për asnjë moment që porta e Edoard Mendyt – të preket.

Chelsea 2-0 Lille player ratings: Thiago Silva proves age is but a number
Thiago Silva – kundër Lille

Kjo performancë e tij – u vlerësua lartë edhe nga publiku – pasi emri i brazilianit u thirr në kor disa herë.

Për këtë formë dhe moment që po kalon te anglezët – qendërmbrojtësi është shprehur tejet i lumtur – në një prosnsim për median braziliane “TNT”

“Ndihem sikur jetoj në një ëndërr të madhe këtu në Chelsea. Nuk e prisja që do të ishte kështu.

Tifozët më mbështesin dhe vazhdimisht këndojnë emrin tim, ‘Oh Thiago Silva, oh Thiago Silva’, çdo moment, çdo pjesë të bukur të lojës në mbrojtje. Është magjike dhe duket si një ëndërr.

Jam vërtet krenar që luaj për Chelsean dhe tifozët e tyre”, u shpreh ai.

Gary Lineker hails 'ridiculous' Thiago Silva as Chelsea set new Champions  League record - Mirror Online
Thiago Silva

Thiago ishte bashkuar me Chelsean në vitin 2020 – pasi PSG-ja nuk i kishte vazhduar kontratën.

Madje, ani pse ishte kapiten i parisienëve – ai u largua nga aty pa ceremoni përshëndetese – njëjtë sikur kishte ndodhur më pas edhe me Edinson Cavanin.

Silva ka kontratë me skuadrën e udhëhequr nga Thomas Tuchel – deri në fund të sezonit 2022/2023, por po jep sinjale që do të qëndrojë akoma më gjatë. /Shqip.com