Lajme

33 përqind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 600 kilovatë energji elektrike në muaj

Kompania për distrubimin e energjisë elektrike KECO ka bërë të ditur se 33 përqind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 600 kilovatë energji elektrike në muaj për sezonën dimërore.  

Këta konsumatorë udhëzohen që të kursejnë energjinë elektrike për të mos tejkaluar shpenzimin prej 800 kilovatë orë energji elektrike pasi tani janë vendosur çmimet e reja.

Ata të cilët shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shumë për shkak se tani është në fuqi bllok tarifa e cila është vendosur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Ndryshe me tarifat e reja ata të cilët shpenzojnë mbi 800 kilovatë energji elektrike në muaj faturohet me tarifën e ulët gjatë natës prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë gjatë ditë dhe prej 12.52 cent.

Ndryshe për kursimin e energjisë është rekomanduar që disa pajisje shtëpiake të përdoren gjatë natës.

Ndryshe subjektet opozitare kishin kundërshtuar vendosjen e bllok tarifës ngase sipas tyre me këtë vendim do të goditeshin kategori të caktuara të shoqërisë.

Mirëpo Qeveria e Kosovës ishte shprehur në favor të vendosjes së bllok tarifës pasi në këtë mënyrë shpërndahej më lehtë barra e shtrenjtimit të faturave. /Shqip.com