Milani i pandalshëm në Serie A
AC Milan ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Atalantas.
Në këtë ndeshje rosonerët ishin më kërkues gjatë tërë takimit dhe triumfuan me rezultat 1-3, shkruan Shqip.com.
Serinë e golave në këtë takim e hapi Davide Calabria i cili shënoi pas vetëm 28 sekondave lojë.
Pas shënimit të këtij goli, kuqezinjtë ishin skuadër dominuese në fushën e gjelbër dhe arritën që të shënojnë edhe njëherë gjatë pjesës së parë.
Kur po zhvillohej minuta e 43-të, Sandro Tonali e rrëmbeu një top në zonën e kundërshtarëve dhe e tundi rrjetën për 0-2.
Për ta thelluar edhe më shumë këtë epërsi u përkujdes, Rafael Leao i cili realizoi në minutën e 78-të.
Kurse, për ta bërë fundin e ndeshjes edhe më dramtik u përkujdesen Duvan Zapata dhe Mario Pasalic të cilët shënuan nga një gol në minuta e fundit të ndeshjes, por kjo ishte e githa çka mundën të bëjnë vendasit.
Pas kësaj fitore, Milani është në vendin e dytë në Serie A me 19 pikë, dy më pak se Napoli që është lider.
Ndërsa, në anën tjetër, Atalanta gjendet në vendin e tetë me gjithsej 11 pikë./Shqip.com