Lajme Botë

325 persona arrestohen pas tërmeteve në Turqi

Pamje nga Turqia - Reuters
Pamje nga Turqia - Reuters

Turqia ka arrestuar 325 persona që janë përgjegjës për shembjen e ndërtesave të banimit si pasojë e tërmeteve që ndodhën në vend më 6 shkurt, tha ministri turk i drejtësisë, Bekir Bozdag.

Ministri tha gjithashtu se janë nisur veprimet hetimore ndaj 1552 personave të tjerë.

Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt 2023. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej shtatë kilometrash në rajonin Pazarcik të provincës Kahramanmaras. Provincat e Hatay, Gaziantep, Kilis, Osmaniye, Malatya, Adiyaman, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana dhe Kahramanmaras iu nënshtruan një shkatërrimi të rëndë.

Si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë, lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Siri, Liban, Egjipt dhe Qipro.

Më 21 shkurt, lëkundje me magnitudë 6.4 dhe 5.4 ballë u ndjenë në provincën turke Hatay, e cila tashmë ishte dëmtuar nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit. Tërmetet shkaktuan shkatërrime të mëdha dhe lëndime personale.

/Shqip.com