Lajme

32 vozitësve në rajonin e Prishtinës u konfiskohen patentë shoferët

Patent-shoferë

Policia e Rajonit të Prishtinës njofton se ka shqiptuar 32 gjoba dhe ka konfiskuar po aq patentë shofer në tre muajt e fundit.

Sipas njoftimit, kjo është arritur gjatë implementimit të planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve.

“Në kuadër të këtij plani, gjatë kësaj jave, janë shqiptuar 32 gjoba dhe janë konfiskuar po aq patentë shofer për tre muaj”.

Policia njofton se ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./SHQIP.com

May be an image of 3 people, road and text