32 vdekje si pasojë e COVID-19
Publikuar:
(02.09.2021 14:59:29)

32 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Kjo është edhe një ditë tjetër në të cilën Kosova regjistron numër të madh vdekjesh si rezultat i pandemisë.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 1 mijë e 612 infeksione të reja.
Të shëruar gjatë ditës së fundit janë 2 mijë e 460.
Rastet aktive në vend janë 26 mijë e 524, raporton Shqip.com
Brenda njëzetekatër orëve janë vaksinuar 20 mijë e 618 qytetarë, njofton MSH.
Tash numri total i vaksinave të dhëna është 862 mijë e 224.
570 mijë e 579 kanë marrë të paktën një dozë. Ndërsa 291 mijë e 645 kanë përmbyllur procesin me të dy dozat. /Shqip.com