Lajme Botë

32 të vrarë, qindra të plagosur nga shpërthimi i  një depoje në Bangladesh

32 persona janë vrarë dhe qindar të tjerë janë plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur në një depo në qytetin Chittagong, Bangladesh.

Sipas BBC, qindra njerëz kishin mbërritur për të trajtuar zjarrin kur një numër konteinerësh shpërthyen në vendin në Sitakunda.

Shkaku i zjarrit nuk dihet, por mendohet se kimikatet ishin ruajtur në disa nga kontejnerët.

Spitalet në zonë janë të mbushura me të lënduar dhe kanë bërë thirrje për dhurime gjaku.

Shumë nga të plagosurit janë raportuar të jenë në një gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupave të tyre.

“Shpërthimi sapo më hodhi rreth 10 metra nga vendi ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” i tha agjensisë së lajmeve AFP shoferi i kamionit Tofael Ahmed.

Një vullnetar tjetër i tha agjencisë se kishte parë më shumë trupa brenda zonës së prekur nga zjarri.

Disa zjarrfikës janë mes të vrarëve dhe të plagosurve.

Depoja përmbante miliona dollarë veshje që prisnin të eksportoheshin te shitësit perëndimorë, sipas një zyrtari të qeverisë rajonale. Bangladeshi është një furnizues i madh i veshjeve për Perëndimin.

Shpërthimi ishte kaq i madh sa u dëgjua disa kilometra më tej dhe shkatërroi dritaret e ndërtesave aty pranë. Një shitës lokal u tha gazetarëve se një copë mbeturinash kishte fluturuar gjysmë kilometri dhe kishte zbritur në pellg. Ai përshkroi të shihte “topa zjarri që binin si shi” pas shpërthimit, raportoi BBC.

Shperthimi i depos në Bangladesh

Zjarri po digjej ende të dielën në mëngjes, disa orë pas shpërthimit. Ushtria është vendosur për të parandaluar derdhjen e kimikateve në det.

Sitakunda është vetëm 40 km (25 milje) nga qyteti i dytë më i madh i Bangladeshit, Chittagong, dhe një nga spitalet e qytetit është mbushur me viktima. Klinikat ushtarake po ndihmojnë në trajtimin e të plagosurve.

Zjarret janë të zakonshme në Bangladesh. Vitin e kaluar, së paku 39 vetë u vranë pasi një traget mori zjarr në jug të vendit. Dhe më parë po atë vit, të paktën 52 njerëz vdiqën në një zjarr fabrike në Rupganj pranë kryeqytetit, Daka.

Tre punëtorë u vranë gjithashtu në vitin 2020 pasi një depozitë nafte shpërtheu në një depo tjetër të ruajtjes së kontejnerëve në Patenga, jo larg nga Chittagong./Shqip.com