Lajme

“32 milionë euro janë ndarë për blerjen e makinerive ushtarake”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

32 milionë euro është shuma e makinerive ushtarake që janë blerë, për modernizim të ushtrisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Shqip.com.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka raportuar të premten para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Me anë këtyre marrëveshje e rrisim partneritetin me miqtë tanë ndërkombëtar por i realizojmë blerjet me çmime më konkrete. Blerjet janë të sigurua, realizim më konkret dhe çmimi është më konkret.

Në total për këto blerje në ministrinë e Mbrojtjes janë blerë rreth 32 milionë euro, këtu përfshihen lloje të armatimeve, snajperë, dronë dhe pajisje tjera që nuk mundem m’i përmend para opinionit”, tha ai.

Tutje, Mehaj theksoi se kanë marrë konfrimimin se Kosova do të jetë nikoqire e operacionit ushtarak “Defender Europe 2023” dhe se Ministria e Mbrojtjes ka filluar përgatitjet për këtë operacion i cili do të mbahet pas dy vitesh.

“Me datë 25 tetor kemi marrë konfirmimin se Kosova do të jetë vendi nikoqir i ‘Defender Europe 2023’. Kjo ka rëndësi të madhe për ne sepse do të marrim pjesë me dy regjimente. Ne kemi filluar menjëherë përgatitjet si me blerjen e pajisjeve ushtarake që nevojiten për këtë ushtrim”, tha ministri.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes deklaroi se pas këtij konfirmimi, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës janë “më të mira se kurrë”.

“Unë e ritheksoj në plotësi se kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me SBA-të sesa që kemi sot. Këtë mundet t’ua konfirmojnë edhe ShBA-të”, ka thënë Mehaj./SHQIP.com