Lajme

Shqipëri: 31-vjeçari vret ish-gruan e tij derisa ajo po ngrënte bukë

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

31-vjeçari, Elton Meta ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij mbrëmjen e së premtes në fshatin Zhiban të Fierit, përcjell Shqip.com.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të viktimës, teksa Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

Kurse, Armando Bengaj, vëllau i viktimës, është shprehur se motra e tij kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derën e shtëpisë së prindërve, në të cilën ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashëshorti.

Ai tregon se nëna e tij i kishte kërkuar të largohet por ai ka kërkaur me ngulm ta takojë ish-gruan e tij, ku më pas e ka qëlluar me armë zjarri dhe ajo ka ndërruar jetë në vend.

Tutje, ai tregon se gjithë ngjarjen e ka marrë vesh nga gruaja e tij, teksa shton se autori i vrasjes e ka kërkuar për ta vrarë edhe atë.

Sipas tij, autori ishte liruar nga burgu prej datës 20 korrik, teksa për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes, i bën fajtorë gjyqtarët për lirimin e tij nga burgu./Shqip.com