Lajme

308 rekrutë fillojnë trajnimin bazik

Që nga dita e sotme 308 rekrutë kanë filluar trajnimin bazik në Kazermën “Skënderbeu’’ në Ferizaj, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Sot në Kazermën ,,Skënderbeu’’ në Ferizaj, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Qendra e Stërvitjes Bazë ka pritur dhe proceduar për të filluar stërvitjen ushtarake bazë gjeneratën e tretë për vitin 2022”, thuhet në njoftim.

Rekrutët e rinjë

Po ashtu është bërë e ditur se 308 rekrutët e rinj për nëntë javë do ti nënshtrohen stërvitjes e cila ka për qëllim ti përgatisë ata në aspektin fizik, psikik dhe profesionalë që të mundë të rreshtohen si ushtarë në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022