Lajme

302 punëtorë largohen vullnetarisht nga Telekomi

Telekomi i Kosovës

302 punëtorët të Telekomit në mënyrë vullnetare kanë dhënë dorëheqje nga vendi i tyre i punës.

Të njëjti kanë qenë të punësuar në pozita si menaxher dhe deri tek punëtorët teknik.

Rreth kësaj për Shqip.com, ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj.

“Ka qenë një pako vullnetare e cila ka dal nga Telekomi, dhe punëtorët vet kanë shprehur dëshirën për të dalur nga puna. Ka qenë ofertë e hapur që do të thotë pako për pensionim të parakohshëm edhe ata të moshave më të reja. Kjo pako ka qenë e menaxhuar nga Telekomi i Kosovës dhe e sponzeruar nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Balaj.

Kryetari i Sindikatës në Telekomin e Kosovës, Lamih Balaj

Balaj ka treguar se për pensionim të parakohshëm i punësuari ka përfituar 60% të pagesë së tyre deri në pensionim, ndërsa punëtorët më të ri kanë marrë vetëm 24 paga.

“Ata kanë nënshkruar një marrëveshje dhe krejt pagat e tyre mblidhen në llogari në fund të këtij muajit dhe në fund të muajit tjetër të ardhshëm. Që do të thotë punëtorët me mbi 61 vjeç i është dhënë 60% e pagave të tyre në periudhën deri në presion, ndërsa punëtorët më të ri kanë marrë vetëm 24 paga për të liruar vendin e tyre të punës në mënyrë vullnetare”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka treguar se një ofertë e tillë kishte qenë edhe në vitin 2007 dhe në vitin 2015, sipas tij në këtë pako nuk kanë qenë të përfshirë punëtorët e sidikatës./Shqip.com