Lajme

300 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën deri tani në Zaporizhia dhe Donetsk

Ushtria ruse zmbrapsi forcat ukrainase në përpjekje për të avancuar në rajonet Zaporizhia dhe Donetsk, duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha, njoftoi dje Ministria e Mbrojtjes ruse.

“Humbjet totale të forcave ukrainase në zonat e sipërpërmendura në një ditë arritën deri në 300 ushtarë, 9 tanke, duke përfshirë 4 Leopardë dhe 11 automjete të blinduara luftarake, përfshirë 4 amerikanë Bradley,” tha zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov, duke shtuar se u shkatërrua gjithashtu një armë vetëlëvizëse CAESAR.

Por sipas AFP, ky informacion është i pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Forcat ukrainase, të cilat kanë filluar kundërsulmin e tyre të shumëpritur, u përpoqën të përparojnë pranë qytetit të Ornihiv dhe kufirit të rajoneve Zaporizhia dhe Donetsk, në jug të fshatit Velika Novosilka, shtoi ai.

“Të gjitha sulmet e armikut u zmbrapsën”, shtoi ai, duke siguruar se dy formacione ukrainase u goditën nga artileria ruse. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë shpesh akuzojnë ministrinë ruse të mbrojtjes për ekzagjerim të humbjeve të Ukrainës dhe nënvlerësim të atyre ruse.

/Shqip.com