Lajme

30-vjeçari sulmon seksualisht 13-vjeçaren në Ferizaj, policia e dërgon në mbajtje

Ferizaj

Një rast i sulmit seksual ka ndodhur më 14 korrik në Ferizaj ku një burrë ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia njofton se pas sulmit seksual, burri kishte ikur në drejtim të panjohur.

“Më 14 korrik reth orës 18:30 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se në një rrugë në Ferizaj ishte një rast i sulmit seksual, ku një person kishte sulmuar seksualisht një të mitur ( F/K) e moshës 13 vjeçare dhe kishte ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Me pas, policia është vënë në kërkim të 30- vjeçarit të cilin e kanë gjetur pas gjashtë ditësh kërkim.

Ilustrim

“Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë sot me datë 20.07.2022 në ora 11:00 personin e dyshuar me inicialet T.D (M/K) i moshës 30 vjeçar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ” Sulm seksual”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal ,në prani edhe të avokatit mbrojtës,me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./Shqip.com