Lajme Ballkan

30 mijë lekë subvencion për 1 hektar grurë/ Braçe: Pafund i lumtur! Mezi pres të mbillni drithëra, paguajmë ne

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për të subvencionuar prodhimin e grurit në vend.

Lidhur më këtë vendim, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur shumë i lumtur.

Ai ka theksuar se betejat politike kanë vlera dhe fton fermerët të mbjellin sa më shumë hektarë grurë, ndërkohë që do të kenë subvencione për punimin e tokës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha sot pas mbledhjes së qeverisë se, me vendimin e miratuar, kultivuesit e grurit me sipërfaqe  1 ha, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 lekë për hectare, raporton Top Chanel.

Edhe në Kosovë, tre javë më parë Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ka hapur periudhën e aplikimit për grante për vitin 2022. Investimet në kuadër të këtij program kapin vlerën mbi 26 milionë euro.

Periudha e aplikimit për masat e shpallura nga Ministria e Bujqësisë në Kosovësot do të jenë të hapura deri më 08 Gusht 2022, në orën 16.00./SHQIP.com