30 futbollistët e nominuar për Topin e Artë

France Football ka publikuar listën e 30 futbollistëve të nominuar për Topin e Artë.
Në mesin e këtyre, ashtu si çdo vit tjetër, nuk mungojnë Leo Messi dhe Critstiano Ronaldo, shkruan Shqip.com.
Por, ka pasur edhe disa emra të rinjë të cilët kanë pasur sezonë të mirë me ekipet e tyre përkatëse.
Pedri Gonzales ani pse është vetëm 18 veçar e ka gjetur vetën në këtë listë. Edhe talenta të tjerë si Phil Foden, Mason Mount dhe Erliing Haaland janë pjesë e kësaj liste.

Ndër favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë sezonë janë Leo Mesi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.
Messi realizoi 32 gola në La Liga, e fitoi “Copa Del Rey” dhe arriti që ta ngriste Kupën e Amerikës me Argjentinën.
Lewandowski shënoi 41 gola me Bayernin, fitoi Bundesligën, ndërsa Jorginho arriti që të dalë kampion si në Ligën e Kampionëve me Chelsean ashtu edhe me Italinë në Kampionatin Evropian.
Ceremonia e ndarejës së këtij çmimi do bëhet me datë 29 nëntor në Paris./Shqip.com