Lajme

30 ditë paraburgim për të dyshuarin për sulmin seksual ndaj Mrika Nikçit

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit, F.B, i cili dyshohet se sulmoi seksualisht alpinisten, Mrika Nikçin.

Burime të SHQIP.com bëjnë të ditur se seanca tashmë ka përfunduar edhe masa e paraburgimit do të llogaritet nga 30 shtatori.

Ndryshe, alpinistja, Mrika Nikçi është sulmuar seksualisht në qendër të qytetit të Pejës.

Ajo përmes një video të publikuar ka shfaqur momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës” ka shkruar Nikçi.

Nikçi është femra e parë shqiptare dhe femra më e re në botë që ka ngjitur të gjitha shtatë majat më të larta.

Më 15 gusht 2019, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, ajo u bë femra më e re në botë që ka ngjitur të gjitha Shtatë majat, së bashku me babai e saj Arianit Nikçi (alpinist shqiptar).

Ata e arritën këtë qëllim pas projektit të tyre Mrika Seven Summits./Shqip.com