3 vajza sulmohen nga një burrë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim nga Policia
Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj tri vajzave të mërkurën e 1 shtatorit në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se kanë identifikuar personin e dyshuar dhe se ai është në kërkim të policisë.
“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar “Lëndim trupor”, hetuesit policorë të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.
Ndryshe, në rrjetin social Facebook, është publikuar një video ku shihet se si burri sulmon me një shkop tri vajzat.
Në video shihet se njëra nga vajzat rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë të tjerat, teksa kur nisë të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet duke vrapuar nga vendi i ngjarjes./Shqip.com