Lajme Botë

3.5 milionë njerëz protestuan kundër reformës franceze të pensioneve

Protesta kundër skemave të reja pensionale / Anadolu

Rreth 3.5 milionë njerëz morën pjesë në demonstratat në Francë të martën në ditën e gjashtë të mobilizimit kundër planeve të reformës së pensioneve.

Punëtorët nga të gjithë sektorët u mblodhën për të kundërshtuar planin e reformës të shpallur nga qeveria në janar.

Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) numëroi 3.5 milionë demonstrues në rrugë në të gjithë Francën, ndërsa Ministria e Brendshme regjistroi 1.28 milionë njerëz që morën pjesë në protesta, sipas të përditshmes Le Figaro.

Shifra e ministrisë është pak më e lartë se numri i vlerësuar prej 1.27 milionësh gjatë një raundi të mëparshëm demonstratash kundër reformës më 31 janar, shkruan Anadolu.

Planet e reformës, të cilat kanë shkaktuar zemërim publik, përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 në 2030 dhe kërkojnë të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për pensione të plota.

/Shqip.com