Rozë

2Ton konfirmon projektin e radhës

Reperi, 2 Ton

Reperi nga Ferizaj, 2 Ton si duket nuk e ka ndërmend të ndalët, shkruan SHQIP.com

Edhe pas përfundimit të sezonës verore ai nuk ka zgjedhur të pushoi diku, por ka paralajmëruar këngë e re.

Artisti është duke punuar në projektin e ri muzikor, i cili do të publikohet gjatë muajit shtator.

“Shtator, projekt i ri”, ka shkruar reperi në fotografinë e postuar në Instastory.

Detaje të tjera rreth këngës mbetet t’i shohim ditët në vazhdim., pasi që artisti nuk ka zbuluar më shumë.

Në anën tjetër, kënga e fundit e 2 Ton është “Corazon”, e lansuar para tri javë.

Kënga deri më tani numëron afro gjashtë milionë klikime në platformen Youtube./SHQIP.com