28-vjeçari nga Kosova vdes pasi e zuri rryma në Shqipëri
Publikuar:
(21.07.2022 15:24:58)
Një 28-vjeçar me origjinë nga Kosova ka vdekur pasi e zuri rryma elektrike.
Sipas A2news ngjarja ka ndodhur në Përbreg të Kukësit.
Viktima kishte shkuar atje me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare.
Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.
Ai është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit./SHQIP.com