Lajme

27 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 27 raste të reja me COVID-19 nga 561 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 7 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Durrës, Kamëz, Himarë, Pogradec, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos Përmet, Berat.

Ndërsa janë 202 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329 mijë që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

/Shqip.com