Lajme

26 vjetori i Epopesë së UÇK-së / Kuvendi nesër mban seancë solemne

Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese
Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese

Kuvendi i Kosovës nesër nga ora 10:00 do të mbajë seancë solemne. E vetmja pikë e rendit të ditës është shënimi i 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari.

Këtij sulmi i kishte mbijetuar Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte përjetuar tmerrin.

/Shqip.com