Lajme

26 vjetori i Epopesë së UÇK-së / Ilir Shaqiri e Shkurte Fejza këndojnë në Seancën Solemne të Kuvendit të Kosovës

Dy artistët e njohur, Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza kanë qenë mysafirë special në Kuvendin e Kosovës. Paraprakisht, u intonuan himni shtetëror dhe kombëtar.

“Sërish vjen marsi” dhe “Mora Fjalë” kanë qenë dy këngët që janë interpretuar nga artistët për Kuvendin e Kosovës.

Kjo ka qenë hera e parë që ka pasur performancë drejtpërdrejtë në Kuvend.

Kjo përformacë është mbajtur me rastin e seancës solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

/Shqip.com