26 vdekje si pasojë e COVID-19

26 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19. Për Kosovën është edhe një ditë me shumë vdekje si rezultat i pandemisë.
Pos vdekjeve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 1.383 infeksione të reja me COVID-19.
Ndërkaq, Brenda ditës janë shëruar 996 pacient.
Rastet aktive janë 26 mijë e 886, një pjesë e tyre të hospitalizuar.
MSH ka deklarua për 17 mijë e 684 të vaksinuar brenda ditës.
Tash 548 mijë e 855 qytetarë kanë marrë ta paktën një dozë vaksine, ndërsa 276 mijë e 890 kanë përmbyllur procesin me dy doza.
Për të diskutuar rreth situatës së rëndë pandemike, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar kryetarët e komunave për një takim emergjent.
Por, takimi është bojkotuar nga shumica e tyre.
Kjo pasi ka qenë kërkesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të mos merret pjesë në këtë takim, për arsye se “Qeveria e ka larguar AKK-në nga Komiteti për Menaxhim të Pandemisë”.
Ndërkaq, të dielën është mbledhur Këshilli për Siguri Kombëtare.
Pas atij takimi, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dolën në një konferencë për media.
Kërkuan gjobitje për shkelësit e kufizimeve anti-COVID.
Momentalisht në Kosovë janë në fuqi masat kundër pandemisë.
Këto masa përfshinë masa të detyrueshme, kufizim të orarit të gastronomisë, si dhe orë policore. /Shqip.com