Lajme

257 policë u hetuan gjatë vitit 2022, 100 prej tyre u arrestuan

257 zyrtarë policor janë hetuar gjatë vitit 2022 nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa 100 janë arrestuar kurse janë rekomanduar 164 për suspendim.

Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, gjatë së martës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të  Mbrojtjes.

Më tutje ai tha se ka pasur numër të madh të ankesave nga qytetarët, rreth 1700 sosh.

“IPK gjatë vitit 2022 ka realizuar një numër aktivitetesh. IPK ka vazhduar punën për rritjen e besimit në polici. Hetuesit e IPK-së kanë arritur numrin e aktiviteteve. Në fokus të IPK-së kanë qenë luftimi i korrupsionit në Polici. Kemi 1697 ankesa nga qytetarë. Në fushën e parandalimit kemi hetuar 257 punonjës policor, kemi arrestuar 108 punonjës, kemi rekomanduar suspendimin e 164 punonjësve policorë”, ka thënë Bekaj.

Kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha, ka pyetur Hodajn në lidhje më një konkurs për policë të Njësisë për Mbrojtjen e Afërt, ku pas i kanë kaluar të gjitha procedurat ata nuk janë pranuar në atë konkurs.

“Për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt, ka pasur një ankesë në konkurs. Janë kryer procedurat dhe pas procedurave dikush ka ndikuar aty që ata të mos pranohen, a ka ndikuar politika. E dyta është servilizmi i policëve, edhe këto janë shumë dhe kemi ankesa shumë. Ka ankesa shumë për korrupsion në hetimet, ka padrejtësi të shumta, humbje të dëshmive e mos zbardhja e hetimeve”, tha ai.

Hodaj tha se për ankesat në konkursin për pranimin në Njësinë e Mbrojtjes së Afërt, kanë zhvilluar një hetim.

“Sa i përket konkursit për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt njësisë e kemi zhvilluar një hetim. Sa i përket rastit konkret, nuk e kam informacione të fundit për rastin, për shkak se është një numër i madh i rasteve që ja ë duke u trajtuara. E di që ka qenë një hetim, përveç fazave të rekrutimit është edhe faze e së kaluarës, me këtë rast ata e kanë pasur një të kaluar. E di që është rast është trajtuar. Tek pyetja e tretë në mundohemi që të trajtojmë”, tha ai.

Edhe Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka shprehur shqetësimin e tij për një rast të blerjes së një pajisje në Angli. Qelaj tha se zyrtari i IPK-së së bashku me një zyrtarë nga Anglia është takuar me deputet të VV-së dhe i është prezantuar ajo pajisje.

“E kam edhe një shqetësim që gjatë kundërvajtjeve polici e ndal dikë dhe ai e ka një familjarë që është në IPK, mandej ai zyrtari merret me policin, të gjithë qytetarët duhet të trajtohen njëjte. Ka ardhur një Inspektor me një të huaj për me prezentuar një pajisje. Nëse keni bërë një vizitë unë mendoj që është gabim, se ato pajisje nuk duhet të dimë as ne së çka është e jo që ajo t’i prezantohet një të partisë politike. Është e pa pranueshme që një zyrtar i IPK-së bënë veprime të tilla. Nuk mund t’i vizitojë një parti politike. Nuk është spekulim është e vërtet. Duhet të jemi të kujdesshëm në raste të tilla”, tha ai.

Për këtë çështje, Hodaj tha se nuk ka informacione por që vizitën e zyrtarit të tij në Angli e konfirmoi.

njëjtë gjithë të trajtohen të barabartë, kam kërkuar edhe nga policia se kur janë për çështje private të respektohen të gjitha dispozitat si për çdo qytetarë. Kemi pasur një vizitë të IPK në Angli për pajisje, që

Ndërsa deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e pyeti Hodajn për mesataren e mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes.  

Për këtë Hodaj, tha se maksimumi i mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes është 13 minuta. Në fshatra, tha se mesatarja është pak më e madhe.

/Shqip.com